LAJMI I FUNDIT:

Interi i frikshëm shumë afër titullit të Serie A, mediat italiane i bëjnë jehonë Nerazzurrëve

Interi i frikshëm shumë afër titullit të Serie A, mediat italiane i bëjnë jehonë Nerazzurrëve

Gazetat sportive italiane kanë lavdëruar Interit pas një fitoreje tjetër 4-0, duke zgjedhur fjalët më të mira për ekipin e Simone Inzaghit.

Fitorja 4-0 e Interit ndaj Atalantës në San Siro të mërkurën do të thotë se Nerazzurrët janë tani 12 pikë larg Juventusit në krye të tabelës së Serie A.


Golat në këtë fitore u shënuan nga Matteo Darmian, Lautaro Martinez, Federico Dimarco dhe Davide Frattessi.

Interi shkatërron Atalantan - shkëputet 12 pikë nga Juventusi
Lexo po ashtu Interi shkatërron Atalantan - shkëputet 12 pikë nga Juventusi

Gazetat sportive italiane të së enjtes lavdërojnë kuptueshëm djemtë e Simone Inzaghit, të cilët kanë fituar 22 ndeshje në ligë nga 26 këtë sezon, duke humbur vetëm një herë dhe duke barazuar tre herë.

Faqja dy e La Gazzetta dello Sport i quajti Nerazzurrët ‘të frikshëm’ dhe thanë se tani janë ‘më afër’ titullit të Serie A, i 20-ti në historinë e tyre.

Gazeta Tuttosport shkroi në faqen 10 se një Inter ‘yjor’ tani po sheh yllin e dytë, pra titullin e 20-të të Serie A në historinë e klubit.

Il Corriere dello Sport bëri shaka në faqen dy duke thënë se Nerazzurrët janë mësuar të luajnë ‘poker’, pasi kanë shënuar katër gola në secilën nga katër ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Romës, Salernitanës, Lecces dhe Atalantas.

Interi gjithashtu ka sulmin më të frytshëm në ligë me 67 gola dhe mbrojtjen me më pak gola, duke pësuar vetëm 12 herë këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori