LAJMI I FUNDIT:

Interi fiton lehtësisht dhe thellë ndaj Spezias

Interi fiton lehtësisht dhe thellë ndaj Spezias

Interi ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar me fitore në sezonin e ri të Serie A, pasi ka fituar edhe ndeshjen e dytë nga po kaq ndeshje të zhvilluara në kampionat.


Kësaj radhe, Nerazzurrët i kanë mposhtur Spezian në Giuseppe Meazza duke konfirmuar statusin e njërës prej skuadrave favorite për titull këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 35-të me anë të Lautaro Martinez, i cili shënoi gol të bukur nga distanca për 1-0, pas asistimit të Romelu Lukaku.

Vlen të theksohet edhe disa raste të mira nga Denzel Dumfries (10’, 41’),  Lautaro (32’, 44’), të cilat ishin afër golit ose u mohuan nga portieri kundërshtar dhe traversa e Lukakut (43’).

Në pjesën e dytë, përsëri Interi ishte skuadër dominuese, duke krijuar shumë, duke menaxhuar lojën dhe duke shënuar edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të me anë të Hakan Calhanoglu që shënoi për 2-0, ndërsa Joaquin Correa (82’) vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Spezia renditet e 10-ta me tri pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët luajnë në udhëtim te Lazio, teksa Spezia e pret Sassuolon. /Telegrafi/