LAJMI I FUNDIT:

Interi fiton në frymën e fundit trilerin e shtatë golave në udhëtim te Fiorentina

Interi fiton në frymën e fundit trilerin e shtatë golave në udhëtim te Fiorentina

Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina me rezultat 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar serine pozitë në kampionat, duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke vazhduar ngjitjen në tabelë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët arritën shpejt t’i shënojnë dy gola, ndërsa vendasit shënuan një.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë me anë të Nicolo Barella, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Lautaro Martinezit, me argjentinasin që në minutën e 15-të u përkujdes për të dërguar epërsinë në 0-2.

Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 33-të me anë të Arthur Cabral, i cili shënoi për 1-2 nga penalltia e akorduar pas rishikimit të VAR-it.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por me Nerazzurrët për një nuancë më të mirë, duke fituar në fund tri pikë shumë të mëdha në trilerin e minutave të fundit.

Të parët në këtë pjesë golin e gjeten vendasit duke shënuar me anë të Jonathan Ikone (66’) për 2-2 dhe duke vështirësuar fitoren e Interit.

Pas këtij goli, Nerazzurrët u hodhën në sulm në kërkim të golit të epërsisë dhe atë e gjeten me anë të Martinez (73’), i cili shënoi për 2-3 nga penalltia të cilën e nxori vet, pas ndërhyrjes së palejuar nga portieri vendas.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Luka Jovic (90′), i cili shënoi për 3-3 dhe dëshpëroi të gjithë te Interi.

Megjithatë, zikaltrit nuk u ndalën dhe në minutën e pestë shtesë shënuan golin e fitores me anë të Henrikh Mkhitaryan, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-4.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e shtatë me 21 pikë, teksa Fiorentina renditet e 13-ta me 10 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët e presin në shtëpi Sampdorian, teksa Viola udhëton te Spezia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Kalo në kategori