LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Roma ndahen baras, vazhdon gara për top-katërshe

Interi dhe Roma ndahen baras, vazhdon gara për top-katërshe
Pamje nga ndeshja Inter - Roma (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Me rezultat 1-1 ka përfunduar kryendeshja e javës së 33-të në Serie A, ndërmjet Interit dhe Romës që u zhvillua në Giuseppe Meazza.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të, kur Stephan El Shaarawy pranoi një top nga Edin Dzeko, ndërsa Samir Handanovic nuk arriti ta ndalte goditjen e tij.


Edhe pse vendasit krijuan disa raste, ata nuk arritën të shënojnë në 45 minutat e para, ashtu që shkuan në pushim me disavantazh.

Rezultati u barazua në gjysmën e dytë. Danilo D’Ambrosio asistoi te Ivan Perisic, i cili u tregua i saktë për të shënuar (62′).

Ish-lojtari i Romës, Radja Nainggolan (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë në tabelë me pesë pikë më shumë se Milani që ndodhet një vend më poshtë.

Ndërkohë, Roma ndodhet në pozitën e pestë, me një pikë prapa Rossonerëve dhe do të vazhdojë garën për top-katërshe deri në mbyllje të sezonit.

Në xhiron e ardhshme, Nerazzurrët zhvillojnë derbin ndaj Juventusit, kurse Giallorossët janë nikoqirë të Cagliarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori