LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Napoli projektojnë shkëmbimin Politano-Llorente

Interi dhe Napoli projektojnë shkëmbimin Politano-Llorente

Interi dhe Napoli janë në negociata për të shkëmbyer dyshen sulmuese, Fernando Llorente me Matteo Politanon si huazime për gjashtë muaj.

Nerazzurrët kanë një krizë të madhe në sulm dhe Antonio Conte preferoi t’i jepte 17-vjeçarit Sebastiano Esposito fanellën e titullarit para Politanos.


Duket sikur ish-anëtari i Sassuolos ka rënë në shumë në hierarki dhe mund të largohet nga Meazza në afatin e janarit janar.

Interi mendon ta shes Politanon në janar
Lexo po ashtu Interi mendon ta shes Politanon në janar

Fiorentina ishin favoritët për të nënshkruar me lojtarin, por Sky Sport Italia pretendon se 26-vjeçari kërkohet nga Napoli në një shkëmbim të mundshëm gjashtëmujor të huazimeve.

Politano i përshtatet formacionit 4-3-3, pasi e ka luajtur atë për vite me radhë në Sassuolo, ndërsa Fernando Llorente është duke luftuar për të gjetur kohë në Stadio San Paolo.

Conte e sheh Llorenten si një alternativ të përshtatshme për Romelu Lukaku, një qendërsulmues i gjatë, karakteristikat e të cilit mungojnë në pjesën tjetër të skuadrës. /Telegrafi/