LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Lautaro në bisedime rreth të ardhmes

Interi dhe Lautaro në bisedime rreth të ardhmes

Interi thuhet se ka biseduar së fundmi me Lautaroi Martinez rreth të ardhmes së tij, derisa lidhet me një kalim te Barcelona, Real Madridi dhe Manchester United.

Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer në këtë sezon, duke shënuar 12 gola në 22 paraqitje për Nerazzurët, duke ndërtuar një partneritet të mirë me Romelu Lukakun.


Paraqitjet e tij kanë qenë aq të mira sa mediat në Spanjë raportojnë se Barcelona po tenton të transferojë atë në këtë verë.

Katalunasit e shohin atë si zëvendësues të Luis Suarezit, mirëpo në garë për të qëndrojnë edhe Djajtë e Kuq që ende nuk kanë ndonjë sulmues tipik.

Real Madridi është po ashtu në garë për të, derisa Zinedine Zidane mendon t’i ndajë rrugët me Karim Benzeman.

Agjenti i Lautaro Martinezit qetëson Interin: Nuk ka asgjë serioze në lidhje me Barcelonën dhe Real Madridin
Lexo po ashtu Agjenti i Lautaro Martinezit qetëson Interin: Nuk ka asgjë serioze në lidhje me Barcelonën dhe Real Madridin

Por, Interi ka bërë të ditur se nuk do ta lëshojë atë të largohet aq lehtë, duke kërkuar mbi 110 milionë euro për kartonin e tij.

Në anën tjetër, agjenti i tij Beto Yaque ka bërë të ditur se nuk ka asnjë interesim për lojtarin, pasi argjentinasi nuk e pyet asnjëherë atë për interesimin e këtyre tre klubeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori