LAJMI I FUNDIT:

Inter me ofertë për Vrsaljkon

Inter me ofertë për Vrsaljkon

Inter ka gjetur futbollistin që do të mbuloj anën e djathtë të mbrojtjes për sezonin e ri.

Pasi që kanë pritur aksionarin e ri të mazhorances, skuadra italiane tani është gati të hidhet në merkato në mënyrë të vendosur për të arritur objektivat e saj. Sime Vrsaljko është objektivi numër një për mbrojtjen e Interit.


Sipas TuttoMercatoWeb, drejtuesit e Interit dhe Sassuolos kanë nisur kontaktet e para sot gjatë ditës.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Është drejtori sportiv i zikaltërve, Ausilio, që ka bërë hapin e parë duke ofruar para dhe kartonin e të riut Assane Gnoukouri, lojtar që i pëlqen klubit te Squinzit.

Megjithatë, Interi dëshiron të drejtë ri-blerje për futbollistin e ri, pasi beson shumë në të. /Telegrafi/