Shkencëtarët përdorën inteligjencë artificiale për të deshifruar letrën e dashurisë më të vjetër të njohur në botë.

Studiuesve iu desh një rrjet nervor, pasi autorja nuk i përmbahej drejtshkrimit dhe gramatikës, duke përdorur shumë shkurtime dhe shenja të vogla sipër shkronjave.


Letra ishte shkruar në vitin 1477 nga një grua angleze për të fejuarin e saj.

Në të, ajo shpreh shpresën për ribashkim, e siguron atë për dashurinë e saj të përjetshme dhe thotë se është e gatshme të martohet me të edhe nëse ai bëhet dy herë më i varfër.

Ajo gjithashtu përshkruan “vuajtjen çnjerëzore” të shkaktuar nga refuzimi i prindërve të saj për të rritur pajën, siç kërkonte babai i dhëndrit.

Martesa përfundimisht u realizua, ndërsa studiuesit madje arritën të gjejnë edhe pasardhës të asaj martese. /Telegrafi/