LAJMI I FUNDIT:

Integrim në BE dhe bashkëpunim ekonomik – deklarata e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor pas takimit në Shkup

Integrim në BE dhe bashkëpunim ekonomik – deklarata e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor pas takimit në Shkup

Sot në Shkup është mbajtur takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin është diskutuar Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

Në këtë takim kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Millojko Spajiq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në prani të drejtorit të përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan dhe ndihmës sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brajan, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët.


Si pikë e parë të rëndësishme ata kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit brenda rajonit dhe integrimin në BE, duke pasur parasysh agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe krizat e vazhdueshme në Lindje të Mesme.

Kurti: Nuk mund t’i heqim masat e sigurisë ndaj Serbisë përderisa Radoiçiq është i lirë
Lexo po ashtu Kurti: Nuk mund t’i heqim masat e sigurisë ndaj Serbisë përderisa Radoiçiq është i lirë

Liderët në deklaratën e përbashkët thonë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit.

Gjithashtu liderët zotohen për përkushtim për të shfrytëzuar mundësitë e Planit, në mënyrë që të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve për të ardhme më të qëndrueshme brenda BE-së.

O’Brien në Shkup: Mundësi reale që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së
Lexo po ashtu O’Brien në Shkup: Mundësi reale që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së

Në deklaratë liderët thonë se do t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre për promovimin e integrimit ekonomik rajonal përmes Tregut të përbashkët rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së.

Më poshtë e keni deklaratën e përbashkët nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas takimit të sotëm të mbajtur në Shkup:

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori