LAJMI I FUNDIT:

O’Brien në Shkup: Mundësi reale që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së

O’Brien në Shkup: Mundësi reale që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së
Foto: Arkiv

Ndihmës Sekretari Shtetëror për Evropë dhe Euroazi James O’Brien, sot para nisjes së takimit në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, potencoi se Plani i rritjes i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët, pasi sipas tij, do të ketë një format më ndryshe.

Ai theksoi se do të krijojnë mundësi që qytetarët e këtij rajoni të bëhen pjesë e unionit së shpejti.


“Jam i nderuar që jam këtu, i kënaqur që Maqedonia e Veriut është nikoqir. SHBA-ja ka qenë gjithmonë me Maqedoninë e Veriut, jemi krenar që jemi aleatë, që punojmë me këtë qeveri. Ne do të zhvillojmë ide praktike që do të lejojnë njerëzit që të zhvillojnë ekonominë. Ky regjion ka shumë iniciativa. Ne pajtohemi publikisht që gjashtë shtetet të punojnë së bashku që njerëzit e këtij regjioni të kenë mundësi reale dhe të mund të bëhen pjesë e unionit së shpejti. Ky është një moment i mirë që të ecim përpara”, tha O’Brien.

Kovaçevski para fillimit të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor: Plani për rritje do të sjell 6 miliardë euro për rajonin
Lexo po ashtu Kovaçevski para fillimit të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor: Plani për rritje do të sjell 6 miliardë euro për rajonin

Ndërsa pas fillimit të takimit, ai theksoi se SHBA çdo herë ka mbështetur aspiratat evropiane të vendeve të rajonit.

“Ne mbështesim aspiratat evropiane të RMV-së nga viti 1996, asnjëherë nuk keni qenë më afër. Plani i rritjes dallon nga ofertat e tjera. Çdo shtet duhet ta bëjë punën e tyre dhe qytetarët do ta ndjejnë përparimin. SHBA-të kanë shpenzuar rreth 200 milionë dollarë ndihmë për rajonin dhe do të mbetemi të përkushtuar në këtë. Tani jemi të fokusuar në atë që vendin ta përfshijmë në tregun e vetëm”.

Rama në Samitin e Shkupit: Vendimet e sotme do të shënjojnë të ardhmen e vendeve tonë në dekadën e ardhshme
Lexo po ashtu Rama në Samitin e Shkupit: Vendimet e sotme do të shënjojnë të ardhmen e vendeve tonë në dekadën e ardhshme

“Për disa muaj do të kemi nisma praktike, kemi përfaqësues të odave ekonomike dhe shoqërive civile. Sot do të shqyrtojmë mekanizmat për zbatim të ideve tona për rritje ekonomike të vendeve të rajonit”, tha James O’Brien.

Ndryshe, në këtë takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për Planin e rritjes, ndërsa pas përfundimit të takimit do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp./Telegrafi/