LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski para fillimit të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor: Plani për rritje do të sjell 6 miliardë euro për rajonin

Kovaçevski para fillimit të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor: Plani për rritje do të sjell 6 miliardë euro për rajonin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot para fillimit të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka treguar se çfarë do të diskutohet në mes liderëve të vendeve të rajonit.

Ai tha se do të flasin për planin për rritje për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, i cili përfshin rritjen e bashkëpunimit, si dhe rritjen ekonomike të shteteve. Ai tha se ky plan parasheh 6 miliardë euro ndihmë për shtetet e vendeve të rajonit.


“Është nder për Maqedoninë e Veriut të jetë nikoqir i këtij takimi. Qëllimi është të diskutojmë për planin për rritje për Ballkanin Perëndimor, për rritjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit. Takimi ka filluar mbrëmë, të gjithë liderët janë sot prezent në Shkup”.

“Do të miratojmë deklaratë të përbashkët që paraqet angazhim për realizimin e aktiviteteve. Plani për rritje do të sjell mjete financiare prej 6 miliardë euro, 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi që do të garantohen nga Komisioni Evropian”, tha Kovaçevski.

Kurti në Shkup: Kosova gati me reformat për planin e rritjes së BE-së prej 6 miliardë euro
Lexo po ashtu Kurti në Shkup: Kosova gati me reformat për planin e rritjes së BE-së prej 6 miliardë euro

“Do të flasim edhe për heqjen e barrierave tarifore, rritjen e konkurrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor dhe lidhjen e tregjeve para anëtarësimit të shteteve në BE”, theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori