LAJMI I FUNDIT:

Instagrami me përditësime të reja, zhduk miliona fansa nga profilet e të famshmëve

Instagrami me përditësime të reja, zhduk miliona fansa nga profilet e të famshmëve
Foto: Getty Images/Guliver

Rrjeti social Instagram, është përfshirë së fundmi në një valë polemikash, nën akuzat se ka fshirë një numër të madh profilesh të rreme, pa bërë asnjë lajmërim paraprak.

Kjo ka ndikuar që shumë personazheve të famshme nga fusha të ndryshme, t’u zhduken një numër i madh ndjekësish.


Siç raportohet, brenda 24 orëve, këngëtarja e famshme, Ariana Grande, ka humbur mbi tre milionë ndjekës.

Ariana Grande humbi tre milionë ndjekës në Instagram (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Edhe këngëtarja tjetër e famshme, Selena Gomez, e cila ka një ndër profilet më të ndjekura në këtë rrjet social, humbi brenda natës dy milionë ndjekës.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ky është një përditësim i Instagramit, për të zhdukur profilet e rreme dhe jo-aktive.

Selena Gomez humbi dy milionë ndjekës brenda natës, në rrjetin social Instagram (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, pritet që të ulet edhe intensiteti i blerjeve dhe abuzimeve me ndjekësit fallco.

Nga një fenomen i tillë janë prekur edhe këngëtarët shqiptarë, dhe njëra ndër to është Enca Haxhia.

Pasi arriti dy milionë ndjekës në Instagram, numri i fansave të Encës zbret sërish
Lexo po ashtu Pasi arriti dy milionë ndjekës në Instagram, numri i fansave të Encës zbret sërish

Vetëm pak orë pasi festoi numrin e dy milionë ndjekësve në Instagram, ky numër i saj zbriti në 1.9 milion. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori