Iniesta i kënaqur pas rikthimit nga lëndimi

Spanjolli bëri paraqitjen e parë që nga disfata në El Clasico në tetor, dhe arriti të shënojë një gol të bukur nga 20 metra.
“U ndjeva mirë në fushë, që është gjëja më e rëndësishme pas lëndimit tim. Lëndimet janë ashtu siç janë, por kur ata vijnë ju gjithmonë dëshironi të kalojnë sa më shpejtë”, ka komentuar ai fillimisht.
“Kur ju përpiqeni të goditni nga largësia ndonjëherë shënoni dhe këtë herë shënova. Ne luajtëm mirë në këtë ndeshje. Këto ndeshje gjithmonë kanë momente të rrezikshme por efektiviteti jonë na dha ca qetësi”.
“Më e rëndësishmja është se njerëzit që luajnë, të luajnë mirë dhe të jenë në gjendje të fitojnë. Titujt nuk fitohen me katër apo pesë lojtarë, por me gjithë skuadrën”, ka deklaruar Iniesta./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































