Incidenti me flamurin shqiptar, portieri serb pritet si hero në Serbi (Video)

Siç shkruajnë mediat serbe, vlerësimin e aktit të tij si akt heroik, ai nuk e ka pranuar, duke thënë se në kushtet që u ndodh, çdokush do të kishte vepruar si ai. Incidentin portieri e ka quajtur “një provokim i hapur”.
“Ju e patë vet atë që ndodhi. Ne ishim duke luajtur në stadium, një tifoz kërceu gardhin dhe hyri në fushe….erdhi drejt meje… Ishte sigurisht një provokim, sepse ai e dinte se unë isha një serb…”, thekson Cakovic.
“Ndjenja që pasoi ishte e papërshkrueshme…. dy ose tre mijë njerëz filluan të me fyenin, mallkonin, dhe thërrisnin: ‘Vriteni serbin’. Kjo zgjati deri sa unë shkova në dhomë…Unë nuk jam një hero, unë mendoj se gjithkush në vendin tim do kishte vepruar kështu, dhe unë nuk shoh ndonjë gjë heroike”, ka deklaruar Vilson Cakovic.
Pasi ka mësuar pezullimin pa afat nga klubi fierak, Apolonia, serbi ka deklaruar për crvenazvezdafk.com se, nuk ka shanse të kthehet më në Fier, kështu që kërkon të nisë stërvitjen me Zvezdën dhe më pas të bëhet pjesë e këtij klubi.
“E di që jam pezulluar nga Apolonia, por s’e di se çfarë do të bëj në të ardhmen. Që të kthehem në Fier, në asnjë mënyrë. Shpresoj të qëndroj këtu, pasi me Zvezdën kam nënshkruar kontratën e parë si profesionist”, ka shtuar Cakovic. /Telegrafi/

















































