LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet fusha e re në stadiumin e KF Vjosa në Shtime

Inaugurohet fusha e re në stadiumin e KF Vjosa në Shtime

Në një ceremoni të veçantë në prag të ndeshjes së javës së 17-të në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës, ndërmjet Vjosës dhe Ulpianës, është bërë inaugurimi i fushës me bari artificial në stadiumin e qytetit në Shtime.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Shtimes, Albana Fazliu dhe përfaqësuesit e KF ‘Vjosa’, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fushës, duke shënuar kësisoj një kapitulli të ri për futbollin e këtij qyteti. Prerja e shiritit simbolizoi jo vetëm hapjen zyrtare të fushës së re, por edhe angazhimin e vazhdueshëm të FFK-së në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë vendin.


Rindërtimi i fushës me bari artificial në stadiumin e Shtimes është rezultat i investimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me komunën. Ky investim ka sjellë një ndryshim thelbësor në këtë stadium, duke i dhënë mundësi skuadrës së Vjosës, por edhe talenteve të futbollit në Shtime, që të kenë kushte shumë më të mira për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

“Inaugurimi i kësaj fushë të re me bari artificial është një hap shumë i rëndësishëm për futbollin në Shtime. Bashkë me komunën do të punojmë për ndërtimin edhe të fushës stërvitore, pasi Investimi në infrastrukturë është jetik për zhvillimin e futbollit tonë dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë talentet, në çdo qytet dhe fshat të vendit tonë”, ka thënë Ademi.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet të përfundojnë punimet edhe në fushën e KF Kika në Hogosht, si dhe në fushën e KF 2 Korrikut në kryeqytet.

Investimi në këtë stadium është pjesë e përmbushjes së Memorandumeve të Bashkëpunimit me autoritetet e nivelit lokal dhe qendror, të cilat synojnë të përmirësojnë kushtet dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori