Integrimi i parimeve të qeverisjes korporative në ndërmarrjet private, ndikimi i këtyre parimeve në tërheqjen e investimeve te huaja direkte dhe në përmirësimin e menaxhimit të bizneseve, ishin temat të cilat u diskutuan në punëtorinë mbi qeverisjen korporative e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, thuhet në njoftimin për media.
Leonora Kusari, menaxhere kryesore në Zyrën për Këshillime për Ndërmarrjet e Vogla në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tha se qeverisja korporative është shumë e rëndësishme për institucionin pjesë e të cilit është ajo, sepse rrit mundësitë për investime në biznes. Kusari tha se disa nga përfitimet që dalin nga aplikimi i standardeve të qeverisjes korporative janë rritja e vlerës së aseteve, qarkullimit, produktivitetit dhe fitimit të kompanisë. Ajo shtoi se në vendet e Ballkanit ka ngecje në zhvillim ekonomik, pikërisht për shkak të mosimplementimit të qeverisjes korporative.
Për fund, ajo i rekomandoi sektorit privat që të implementojë këto praktika, në mënyrë që ndërmarrjet të përfitojnë më shumë, të ketë më shumë tërheqje të investitorëve, si dhe zhvillim më të madh ekonomik në vend.
Alban Zogaj, ekonomist dhe specialist i monitorimit dhe vlerësimit foli për gjendjen e qeverisjes korporative në ndërmarrjet kosovare. Sipas tij, është pozitiv fakti që në Kosovë një pjesë e ndërmarrjeve të mëdha kanë filluar të zbatojnë parimet e qeverisjes korporative në kompanitë e tyre, megjthatë, duke marrë parasysh faktin që në vendin tonë shumica e ndërmarrjeve janë të vogla dhe të mesme, qeverisja korporative akoma mbetet një koncept i ri.
Zogaj gjithashtu prezantoi disa nga të gjeturat e studimeve të kryera nga instituti “Riinvest” nga ku theksoi se Kosova ende nuk ka infrastrukturë ligjore që obligon kompanitë të implementojnë parimet e qeverisjes korporative.
Visar Dobroshi, partner drejtues në Recura Financials foli për katër shtyllat e qeverisjes korporative të cilat përfshijnë llogaridhënien, përgjegjësinë, transparencën dhe korrektësinë, të cilat sipas tij janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e qeverisjes korporative në ndërmarrje. Dobroshi tha se në gjashtë vitet e fundit në Kosovë ka progres shumë të madh sa i përket ngritjes së vetëdijesimit në lidhje me qeverisjen korporative, mirëpo ende mbetet shumë për t’u bërë në implementimin e aspekteve të saj. Sipas tij implementimi i praktikave më të mira të qeverisjes korporative, ndikon edhe në rritjen e vlerës së ndërmarrjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi