LAJMI I FUNDIT:

Immobile kërkohet në Kinë, skuadra e njohur ka gati 70 milionë euro për të

Immobile kërkohet në Kinë, skuadra e njohur ka gati 70 milionë euro për të

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është subjekt i një oferte prej 70 milionë eurosh nga klubi i njohur kinez, Shanghai SIPG.

Immobile ka çmendur të gjithë me paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni në Serie A dhe Ligën e Evropës me Lazion.


Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që shumë skuadra të njohura evropiane të vihen pas tij, por ka edhe nga ato kineze.

Formacioni i javës së nëntë në Serie A
Lexo po ashtu Formacioni i javës së nëntë në Serie A

Sipas Gazzetta dello Sport, Shanghai SIPG – skuadra e  trajnuar më parë nga ish-trajneri i Lazios, Sven Goran Eriksson – janë të prirur për të sjellë Immobile në klub në muajin janar.

Immobile pas het-trikut ndaj Milanit

Për më tepër, ata po mendojnë t’i ofrojnë Lazios plot 70 milionë euro, që do ishte rekord shitjesh nga klubi që drejtor sportiv kanë shqiptarin Igli Tare.

Skuadra kineze po mendon t’i ofroj 27-vjeçarit një kontratë me vlerë 6.5 milionë euro në sezon – më shumë se dyfishi i tre milionë eurove që aktualisht fiton në Itali.

‘Bombarduesit’ në Serie A
Lexo po ashtu ‘Bombarduesit’ në Serie A

Megjithatë, gazeta shton se Lazio ende nuk i është përgjigjet ofertës, duke vënë në dukje se është pothuajse e pamundur që reprezentuesi italian të bëjë një lëvizje të tillë.

Immobile ka qenë një zbulim për klubi Aquile këtë sezon, pasi tashmë duke shënuar 17 gola, ku 13 nga to vijnë nga kampionati italian, Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori