LAJMI I FUNDIT:

Imazhe interesante që tregojnë se si zhvillohej jeta në pjesën perëndimore dhe lindore të Berlinit, gjatë Luftës së Ftohtë (Foto)

Imazhe interesante që tregojnë se si zhvillohej jeta në pjesën perëndimore dhe lindore të Berlinit, gjatë Luftës së Ftohtë (Foto)

Rrënojat e ndërtesave të bombarduara gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët në pika të kontrollit si dhe tela gjembor mund të shihen në fotografitë e publikuara më poshtë që tregojnë se çfarë jete zhvillohej në pjesën perëndimore dhe atë lindore të Berlinit, Gjermani.

Fotografi britanik Alan Hailstone, kishte vizituar pjesën lindore dhe perëndimore të Berlinit nga viti 1959 deri më 1966 gjatë Luftës së Ftohtë, transmeton Telegrafi.


Ai përmes imazheve të shkrepura ka treguar jetën që zhvillohej në dy anët e qytetit gjerman, që në perëndim kontrollohej nga forcat aleate amerikanët, francezët dhe britanikët dhe në lindje në sovjetikët.

Ai së fundmi ka botuar librin e titulluar “Berlini në Luftën e Ftohtë” ku i lejoi Daily Mail që të “riprodhoj” dhjetë nga 10 fotografitë e shkrepura. /Telegrafi/