LAJMI I FUNDIT:

Ilir Peci ushtron detyrat e kryetarit nga objekti i Komunës së Zveçanit: Nga këtu do të jetë më e lehtë të kryejë shërbimet për qytetarët

Ilir Peci ushtron detyrat e kryetarit nga objekti i Komunës së Zveçanit: Nga këtu do të jetë më e lehtë të kryejë shërbimet për qytetarët

Pas një viti që nga zgjedhja e tij si kryetar i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka kthyer zyrën e tij në objektin komunal, duke ua mundësuar vetes dhe drejtorëve të drejtorive të kësaj komune të operojnë nga ky vend.

Kryetari Peci bashkë me bordin e drejtorëve të drejtorive zhvilluan për herë të parë mbledhjen në këtë objekt komunal.


Ai shprehu optimizmin se puna e mëtejshme e komunës do të zhvillohet nga ky objekt.

“Nga java e kaluar kanë vazhduar vendosjen disa drejtorë me zyrtarë të vet këtu, sot mbledhjen e parë me Këshill të drejtorëve e mbajtëm këtu dhe besoj që tash e tutje gjithçka do të jetë nga këtu,” deklaroi Peci.

I pyetur nëse mbledhja e parë shkoi në mënyrë të rregullt, Peci përgjigjet: “Mirë si zakonisht, sikur në objektin tjetër në fshatin Lip ku kemi qenë, si këtu”.

Një vit pas zgjedhjes, kryetari i Zveçanit kthehet në zyrën e tij
Lexo po ashtu Një vit pas zgjedhjes, kryetari i Zveçanit kthehet në zyrën e tij

Kjo zhvendosje sipas tij, pritet të lehtësojë funksionimin e Komunës së Zveçanit dhe të përmirësojë qasjen e qytetarëve ndaj shërbimeve komunale.

“Gjithçka deri më tani është në rregull dhe besoj që nga këtu është shumë e lehtë të kryejë shërbimet për të gjithë qytetarët e kësaj komune”, tha Peci.

Ndër të tjera ai tregoi se të martën pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit, mirëpo siç tha ai “Në zyrën alternative, e jo në objekt të Komunës”.

“Pasi e kemi paralajmëruar një javë më herët mbledhjen, ajo do të mbahet në fshatin Kelmend aty ku e kam zyrën improvizuese”, tha ai.

Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit /Foto: Ridvan Slivova/

Ndryshe, pas tensioneve që u krijuan në veri dhe protestave të organizuara nga serbët, të cilët nuk i lejonin që funksionet t’i ushtronin nga objektet komunale, dy kryetarët e dy komunave në veri, Zveçanit dhe Zubin Potok-ut, i ishin përgjigjur thirrjes së ndërkombëtarëve që detyrat t’i ushtrojnë nga zyrat alternative.

Kryetarët shqiptarë mbeten në pushtet në katër komunat veriore edhe pas votimit të 21 prillit, i organizuar pas një peticioni të nënshkruar nga serbët atje, mbështetur nga Lista Serbe.

Votimi për ose kundër largimit të katër kryetarëve do të ishte i suksesshëm nëse do të arrihej 50 për qindëshi plus një votues. Megjithatë, nga rreth 46 mijë qytetarë të regjistruar, të drejtën e votës e ushtruan vetëm rreth 250 persona. /Telegrafi/

Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit /Foto: Ridvan Slivova/
Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit /Foto: Ridvan Slivova/
Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori