LAJMI I FUNDIT:

Një vit pas zgjedhjes, kryetari i Zveçanit kthehet në zyrën e tij

Një vit pas zgjedhjes, kryetari i Zveçanit kthehet në zyrën e tij

Një vit pas zgjedhjes në postin e kryetarit të komunës së Zveçanit, Ilir Peci është kthyer në objektin komunal, në zyrën e tij.

Peci ka deklaruar për Telegrafin se ka mbajtur një mbledhje me drejtorët e kësaj komune, dhe se e njëjta ka zgjatur pak minuta për shkak të angazhimeve të tij.


Ai deri më tani detyrën e tij e ka ushtruar nga zyra alternative.

I pyetur se kur pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit ai tha që të martën.

“Pasi e kemi paralajmëruar një javë më herët mbledhjen, ajo do të mbahet në fshatin Kelmend aty ku e kam zyrën improvizuese”, tha ai.

Pas tensioneve që u krijuan në veri dhe protestave të organizuara nga serbët, të cilët nuk i lejonin që funksionet t’i ushtronin nga objektet komunale, dy kryetarët e dy komunave në veri, Zveçanit dhe Zubin Potok-ut, i ishin përgjigjur thirrjes së ndërkombëtarëve që detyrat t’i ushtrojnë nga zyrat alternative.

Kryetari i Zveçanit: Nuk e kam ndërmend të votoj, është procedurë e nisur nga Lista Serbe
Lexo po ashtu Kryetari i Zveçanit: Nuk e kam ndërmend të votoj, është procedurë e nisur nga Lista Serbe

Kryetarët shqiptarë mbeten në pushtet në katër komunat veriore edhe pas votimit të 21 prillit, i organizuar pas një peticioni të nënshkruar nga serbët atje, mbështetur nga Lista Serbe.

Votimi për ose kundër largimit të katër kryetarëve do të ishte i suksesshëm nëse do të arrihej 50 për qindëshi plus një votues. Megjithatë, nga rreth 46 mijë qytetarë të regjistruar, të drejtën e votës e ushtruan vetëm rreth 250 persona. /Telegrafi/