LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta paraqitet në SPAK një ditë pas Monika Kryemadhit

Ilir Meta paraqitet në SPAK një ditë pas Monika Kryemadhit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme anti-Korrupsion (SPAK).

Në hyrje të portës së SPAK, Meta sulmoi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

“A njihni “Dum Dumanin” kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal, sepse është kokë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Dum Dumani është ai që s’guxon të përmend emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Unë po shkoj te Dum Dumani”, tha Meta.


Kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar i vetëm në dyert e SPAK, ku pritet të merret në pyetje nga organi i akuzës.

Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, e cila u pyet për rreth 5-orë në lidhje me hetimin pasuror e nisur nga SPAK.

Ende nuk dihet çështja për të cilën kreu i PL është thirrur për t’u marrë në pyetje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore

Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore

Lajme
Gjërat që turistët pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë në Prishtinë - përmendin qentë endacakë

Gjërat që turistët pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë në Prishtinë - përmendin qentë endacakë

Lajme
MPJD: Shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia përshtaten me ato të Faton Hajrizit

MPJD: Shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia përshtaten me ato të Faton Hajrizit

Lajme

"Një mirëmbajtëse tek unë paguhet 1300 euro", sipërmarrësit në Shqipëri flasin për ngritjen e çmimeve në bregdet

Lajme
PDK dhe LDK e dërguan statutin e ri të UP-së në Kushtetuese, Nagavci: Do të fitohet edhe kjo betejë

PDK dhe LDK e dërguan statutin e ri të UP-së në Kushtetuese, Nagavci: Do të fitohet edhe kjo betejë

Lajme
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Kalo në kategori