LAJMI I FUNDIT:

IKSHP: Numri i aksidenteve në Kosovë është alarmante, shumë pak është ndërmarr për parandalimin e tyre

IKSHP: Numri i aksidenteve në Kosovë është alarmante, shumë pak është ndërmarr për parandalimin e tyre

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se po përcjell në mënyrë permanente situatën e aksidenteve në trafik.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në periudhën janar-shtator të këtij viti 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor, prej të cilëve 17 këmbësorë, 35 shoferë dhe 38 pasagjerë.


Instituti Kombëtar vite me radhë shpreh shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve në trafik, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen qindra persona që paraqesin shifra alarmante dhe shumë shqetësues fakti se shumë viktima janë këmbësorë. Deri tani është ndërmarr shumë pak në parandalimin e tyre.

“Shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit, substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë, trajnimi joserioz gjatë dhënies së provimit për shofer, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet ngase akoma në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, ku infrastruktura është problematike dhe drejtuesit e mjeteve janë të pakujdesshëm gjatë vozitjes”, thuhet në njoftimin e IKSHP.

IKSHP thekson se qytetarët e Republikës së Kosovës janë të kërcënuar nga aksidentet e trafikut rrugor, e sidomos është brengosës fakti se ndër viktima ka të përfshirë fëmijë.

Sipas Institutit… te autorët e aksidenteve vërehet mungesë e edukatës qytetare për rregullat e qarkullimit të këmbësorëve dhe të automjeteve, mosdhënien e përparësive në komunikacion në mes tjerash si persona egocentrik, të prirë të perceptojnë se bota sillet vetëm rreth tyre, vështirë të shohin rrethin dhe të akseptojnë të tjerët, ku veten e perceptojnë në piedestalin e kontrollit absolut ndaj të tjerëve.

Instituti Kombëtar jep këto rekomandime:

  • Përpilimi i një plani të veprimit për parandalimin e aksidenteve dhe aprovimi me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.
  • Zbatimi me rigorozitet i Ligjit për komunikacionin deri në ndalesën e vozitjes për shkelje të rënda të përsëritura.
  • Me programe të ndryshme edukativo–informative të vetëdijesohen njerëzit e posaçërisht vozitësit për rolin e tyre në parandalimin e aksidenteve të cilat ndodhin si pasojë e gabimeve të tyre si dhe aftësimi për të ofruar ndihmën e parë.
  • Angazhimi i mas-mediave në kampanja të ndryshme që kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve.
  • Me fillimin e vitit të ri shkollor të sensibilizohet çështja e sigurisë së fëmijëve në komunikacion duke organizuar orë edukativo – arsimore për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion, mësimi sistematik i rregullave të komunikacionit.
  • Largimi i menjëhershëm i automjeteve të vjetra nga qarkullimi, kontrolli teknik rigoroz i të gjitha automjeteve.
  • Kontrollimet mjekësore të rregullta, periodike dhe plotësuese me vlerësim rigoroz të shëndetit mendor të vozitësve që kanë bërë shkelje të rënda të njëpasnjëshme.
  • Të rregullohet infrastruktura rrugore, të bëhet mirëmbajtja e rrugëve, të kompletohet sinjalizimi dhe respektimi rigoroz i rregullave të parkimit të veturave.
  • Drejtuesit e automjeteve t’i përmbahen me përpikëri shenjave të komunikacionit dhe kodit të mirësjelljes qytetare.
  • Inspektimi rigoroz i auto-shkollave dhe kritereve për marrjen e patent shoferëve.
  • Këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori