LAJMI I FUNDIT:

IKSHP apelon: Kujdes nga rriqrat!

IKSHP apelon: Kujdes nga rriqrat!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) përmes një njoftimi ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes nga rriqrat, duke dhënë edhe rekomandime se si të mbrohen nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo.

IKSHP bën me dije se numri i të pickuarve ka arritur në 968 në komunën e Malishevës, 368 raste në komunën e Suharekës, 273 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, shkurre, stalla dhe  shkaku i veshmbathjes jo adekuate.

Instituti gjithashtu bën të ditur se aktualisht asnjë person nuk është i hospitalizuar me Ethe Hemorragjike Krime Kongo!

Ky është njoftimi i plotë i IKSHP:

Qytetarë kujdes nga rriqrat!
Rriqrat tashmë kanë filluar të pickojnë! 
Kujdesuni nga pickimi i rriqrave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve!
Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar që të mbroheni nga Ethet hemorragjike!
Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarve ka arritur në 968 në komunën e Malishevës, 368 raste në komunën e Suharekës, 273 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit si pasojë e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.
Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë një person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përmirësuar klinike, i cili më pas është lëshuar në shtëpi. Aktualisht, asnjë person nuk është i hospitalizuar me Ethe Hemorragjike Krime Kongo!
Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:
1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori