LAJMI I FUNDIT:

Ikja e kontrollorëve të trafikut ajror nga Kosova është bërë fenomen, si të parandalohet kjo: Përgjigjet Zgjim Topxhiu, kryetar i SINKON

Ikja e kontrollorëve të trafikut ajror nga Kosova është bërë fenomen, si të parandalohet kjo: Përgjigjet Zgjim Topxhiu, kryetar i SINKON

Deficitar dhe që kanë në vete një kosto të lartë, kontrollorët e trafikut ajror janë një investim që, për shkak të neglizhencës së institucioneve, po rrezikon t’i shkojë huq Kosovës.

Ofertat joshëshe nga vende të zhvilluara për kontrollorët e trafikut ajror, kanë bërë që ata të largohen nga Kosova në drejtim të këtyre shteteve për ta kryer të njëjtën punë.


Zgjim Topxhiu, kryetar i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës, ka treguar për Telegrafin se largimi i kolegëve të tij ka filluar të kthehet në fenomen.

Ai ka thënë se pagat në vendet prej nga vijnë ofertat si nga lindja ashtu edhe perëndimi janë disa herë më të larta se ato në Kosovë, pa harruar të theksojë që së bashku me ofertën e punës vijnë edhe disa privilegje tjera.

Cila është detyra e kontrollorit ajror, gabimi i të cilit mund të kushtojë shumë jetë njerëzish: Flet Zgjim Topxhiu, kryetar i SINKON
Lexo po ashtu Cila është detyra e kontrollorit ajror, gabimi i të cilit mund të kushtojë shumë jetë njerëzish: Flet Zgjim Topxhiu, kryetar i SINKON

“Largimi ka filluar të bëhet trend. Përgjegjësit kryesorë për këtë janë institucionet e Kosovës. Ka disa arsye pse po ndodh largimi, derisa njëra prej tyre është aprovimi i Ligjit të Pagave. Sa i përket kontrollorëve janë bërë padrejtësi, sepse ka pasiguri, nuk dihet ku qëndrojnë me emërtim, ose edhe me koeficient. Këto ndikojnë  drejtpërdrejt në mendimin për të gjetur punë në vende të ndryshme”, ka theksuar Topxhiu.

Ai ka treguar se ka edhe rrethana të tjera që e lehtësojnë aspektin e procedurave për largimin e kontrollorëve të trafikut ajror nga Kosova, duke theksuar se licencat e trafikut ajror janë licenca që njihen ndërkombëtarisht, gjë që iu jep mundësinë për të punuar nëpër vende tjera.

Topxhiu ka thënë se shkollimi i këtyre profesionistëve është goxha i shtrenjtë.

“Ekzistojnë disa rregulla, e njëra ndër to, është që nëse nënshkruajnë kontratën, duhet ta japin kontributin në Kosovë për një kohë të caktuar. Pas asaj periudhe e cila nuk është e gjatë, je i lirë më vendos çfarë të duash. Në rastin tonë, për shkak të pasigurisë, është lehtë me gjetë vend pune, sepse po flasim për kuadro deficitare dhe punë me përgjegjësi”, ka theksuar ai.

Mënyrat për t’i mbajtur kontrollorët e trafikut ajror në Kosovë arrihen sipas Topxhiut, përmes përmirësimit të kushteve nga ana e institucioneve përkatëse.

“Format e kushtëzimit nuk funksionojnë, sepse edhe nëse duhet të kthehen paratë e shkollimit, dikush mund të punojë në ndonjë vend ku e merr dhjetëfishin e pagës, ta zëmë në Abu Dabi, dhe brenda vitit ta kthejë shumën e kushtëzuar, gjë e cila nuk garanton se kuadrot mbeten në vend”, ka shtuar Topxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori