LAJMI I FUNDIT:

Igor Tudor largohet nga Marseille, Juventusit po i bën konkurrencë një klub tjetër i Serie A

Igor Tudor largohet nga Marseille, Juventusit po i bën konkurrencë një klub tjetër i Serie A

Igor Tudor është largua nga Marseille vetëm pas një sezoni, ku ai zuri vendin e tretë në Ligue 1.

Ai në Ligën e Kampionëve u eliminua në fazën e grupeve, ndërsa edhe në Kupën e Francës pasi eliminoi në mënyrë sensacionale PSG-në dhe humbi nga ekipi i Ligue 2, Annecy.

Kohët e fundit mediat italiane e kanë lidhur më së shpeshti me Juventusin, por edhe Atalanta po punon që ta kthejë Tudorin në Itali, shkruan gazetari Nicolo Schira.

Tudor ka një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtorin sportiv të Atalantas, Tony D’Amico, me të cilin dikur ka punuar me sukses në atë klub.

Nuk dihet ende nëse Gian Piero Gasperini do të qëndrojë në bankinën e Atalantas, të cilën e drejton që nga 14 qershori 2016.

Igor Tudor lë të hapur derën për rikthimin si trajner te Juventusi
Lexo po ashtu Igor Tudor lë të hapur derën për rikthimin si trajner te Juventusi

Kontrata e Gasperinit skadon në verën e vitit 2024, por ai mund të pensionohet tashmë këtë sezon.

Atëherë Tudor do të bëhej kandidati i parë për të marrë përsipër skuadrën që aktualisht po lufton për të shkuar në Evropë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori