Igli Tare u pa duke u larguar nga Casa Milan të martën në mëngjes, një ditë pasi Rossonerët konfirmuan shkarkimin e tij, së bashku me ato të Giorgio Furlanit, Massimiliano Allegrit dhe Geoffrey Moncadas.

Një epokë e re është gati të fillojë në Milan, pasi pronarët e klubit RedBird Capital Partners konfirmuan largimet e trajnerit Allegri dhe drejtorëve Tare, Furlani dhe Moncada.


Tare u pa në Casa Milan sot (e martë) në mëngjes, duke u larguar nga selia e klubit me sendet e tij personale, përfshirë një fanellë të kornizuar të Rossonerëve.


"Gjithmonë i kam bërë të gjitha këto me sakrifica të mëdha", u tha Tare gazetarëve pas largimit nga Casa Milan, ku e kaloi sezonin 2025/26 si drejtor sportiv i kuqezinjve.

Ndryshe, shuma e mbetur në kontratën e Tares vlerësohet në 3 milionë euro bruto, pasi ish-drejtori sportiv ishte nën kontratë deri në vitin 2028 me paga prej 800,000 eurosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app