LAJMI I FUNDIT:

Igli Tare e konfirmon: Correa dëshiron Interin, ka refuzuar Evertonin

Igli Tare e konfirmon: Correa dëshiron Interin, ka refuzuar Evertonin

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ka konfirmuar se sulmuesi Joaquin Correa dëshiron të largohet nga Lazio dhe do kalimin te Interi, pasi ka refuzuar Evertonin. Reprezentuesi argjentinas nuk ishte as në stol për ndeshjen e sotme të Serie A kundër Empolit, pasi emra i tij është përfolur shumë për një largim nga Lazio. “Ne e dimë që Correa dëshiron të largohet nga Lazio, ekziston një mundësi me Interin, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Tare për Sky Sport Italia.

Correa në pritje të Interit, pritet takim mes palëve për të mbyllur marrëveshjen
Lexo po ashtu Correa në pritje të Interit, pritet takim mes palëve për të mbyllur marrëveshjen
Ka interes edhe nga Evertoni, i cili thuhet se është i gatshëm të paguajë mbi 30 milionë euro, por Correa i ka refuzuar ata. https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1429149285812252672 “Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai e di këtë, nuk varet tërësisht nga ne, por është në duart e Interit. Gjithashtu nuk është vetëm Interi, ka diçka edhe jashtë vendit, por djali dëshiron të mbetet në Itali”. “Asnjëherë nuk ka qenë një negociatë e duhur me Interin, ka dy palë që duan gjëra të caktuara, por nuk është një proces negociues i duhur”.
Interi vazhdon bisedimet për transferimin e Thuram e Correas
Lexo po ashtu Interi vazhdon bisedimet për transferimin e Thuram e Correas
“Agjentët po bëjnë punë të vështirë, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjëja e rëndësishme është se kushdo që mbetet duhet të jetë i lumtur të veshë fanellën e Lazios”. “Correa gjithmonë është sjellë profesionalisht, edhe në këtë periudhë para-sezonale, kështu që na duhet vetëm durim për të parë se çfarë ndodh në një mënyrë ose në një tjetër”, përfundoi drejtori shqiptar i Lazios. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori