Mauro Icardi thuhet se ka kërcënuar drejtuesit e klubit italian se do të mbetet deri në fund të kontratës së tij me Interin.

Të shtunën u konfirmua se Interi nuk do të merrte Mauro Icardin në turneun aziatik në Inernational Champions Cup dhe e ka kthyer atë në shtëpi nga kampi i tyre i stërvitjes në Lugano.

Edhe pse klubi theksoi se ishte një vendim i përbashkët, La Repubblica pretendon se sulmuesi nuk u ndje mirë për të qenë i mbyllur nga planet e tyre para-sezonale.

Icardi e lë kampin stërvitor të Interit dhe kthehet në Milano, largimi duket i pashmangshëm Icardi e lë kampin stërvitor të Interit dhe kthehet në Milano, largimi duket i pashmangshëm

Gazeta italian raporton gjatë ditës së ylli argjentinas ka kërcënuar drejtuesit e Interit me mbetjen në klub deri në fund të kontratës.

Icardi nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e klubit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Unë do të qëndroj këtu për dy vjet, të marrë pagën time dhe nuk do të lëviz”, citohet t’i ketë thënë ai drejtuesve.

Një qëndrim i tillë mund të dëmtojë ndjekjen e Nerazzurrëve për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku. /Telegrafi/