LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic ‘shuplakë’ Mbappes: I duket vetja më i madh se klubi, ka humbur vetëdisiplina

Ibrahimovic ‘shuplakë’ Mbappes: I duket vetja më i madh se klubi,  ka humbur vetëdisiplina

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka vënë në shënjestër yllin e PSG -së, Kylian Mbappe.

Suedezi thotë se refuzimi i Real Madridit ishte vendim i mirë për sulmuesin, por jo për klubin e PSG-së.


“Vendimi për të qëndruar për të nuk ishte i keq, për PSG -në po. Ai e ka vënë veten në një situatë ku është më i rëndësishëm se vetë klubi. Dhe klubi i dha atij çelësat për ta bërë këtë. Por nuk mund të jesh kurrë më i madh se klubi”.

“Kur një fëmijë bëhet i fortë sot, fiton para lehtësisht. Dhe prindërit bëhen pastaj agjentë… Ky është problemi, këtu humbet vetëdisiplina. Sot me gjeneratat e reja prindërit, nënat dhe baballarët mendojnë se janë yje dhe flasin në gazeta”.

“Por kush mendojnë se janë? I takon djalit të punojë dhe të disiplinohet. Mbappen si person nuk e njoh shumë mirë. Si lojtar ai është fantastik. Por kur humbet vetëdisiplinën, ju humbisni identitetin tuaj … Ka një arsye pse Zidane është Zidane”, ka thënë Ibra.

Zlatan Ibrahimovic është një legjendë në PSG, ku fitoi shumë trofe dhe shënoi shumë gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori