LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic lë të kuptohet për një rikthim të afërt te Milani

Ibrahimovic lë të kuptohet për një rikthim të afërt te Milani

Zlatan Ibrahimovic ka shpërndarë një postim të fshehtë në rrjetet sociale pas takimit me pronarin e Milanit, Gerry Cardinale.

Ibrahimovic u tërhoq nga futbolli në fund të 2022-23, por është takuar disa herë me drejtorët dhe pronarin e kuqezinjve Gerry Cardinale gjatë javëve të fundit.


Legjenda suedeze ka diskutuar një rikthim të mundshëm në klub me një rol brenda dhomës së kontrollit të klubit ose në stafin e trajnerit Stefano Pioli.

Takimi më i fundit mes Ibras dhe Cardinales ka ndodhur të hënën në Milano, në prag të një ndeshjeje kyçe në Ligën e Kampionëve mes kuqezinjve dhe PSG.

Suedezi tani ka postuar një mesazh të fshehtë në platformën X, dikur Twitter, duke sugjeruar se mund të ketë përditësime shumë shpejt.

“tic tac, tic tac”, ka shkruar Ibrahimovic duke nxitur imagjinatën e ndjekësve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori