LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic krijon tensione me drejtorin Gazidis: Ky nuk është Milani i mëparshëm

Ibrahimovic krijon tensione me drejtorin Gazidis: Ky nuk është Milani i mëparshëm

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka vënë në dyshim punën e drejtorit Ivan Gazidis, i cili arriti në Milan për të njoftuar synimet e klubit për uljen e pagave.

Klubi thuhet se ka vendosur të kalojë me planin e Gazidis për të ulur pagat dhe për të punuar në rilindjen e Rossonerëve.


Milani ka pranuar njëkohësisht kërkesën e bërë nga lojtarët pesë ditë më parë, që do të thotë se ata pranojnë ulje prej 50 për qind të pagës së tyre për muajin prill dhe pjesa tjetër e muajve do të paguhen plotësisht.

Berlusconi: Nuk është e lehtë të më zëvendësojë Milani
Lexo po ashtu Berlusconi: Nuk është e lehtë të më zëvendësojë Milani

Por gjatë takimit, raporte të shumta në Itali pretendojnë se Zlatan Ibrahimovic ndërhyri dhe ngriti tensionet.

Sipas Corriere dello Sport, 38-vjeçari ishte i tensionuar nga mungesa e Gazidis javëve të fundit, pasi lojtarët nuk e kanë parë atë që nga 4 maj dhe theksuan se koha ishte plotësisht e gabuar.

“Pse keni qëndruar larg për kaq kohë dhe jeni paraqitur 48 orë para gjysmëfinales?”, thuhet t’i ketë thënë Zlatan drejtorit Gazidis, duke iu referuar ndeshjes së madhe në Coppa Italia kundër Juventusit të premten.

Ibrahimovic pritet të jetë gati për ndeshjet me Juventusin dhe Lazion
Lexo po ashtu Ibrahimovic pritet të jetë gati për ndeshjet me Juventusin dhe Lazion

CDS pretendon se veterani suedez vazhdoi të adresojë çështje të tjera që ai i ka parë problematike që nga kthimi i tij në janar dhe shtoi: “Nuk është Milani që ka qenë më parë, ka shumë pasiguri”.

“Po, është e vërtetë, Milani nuk është ai që ishte për sa i përket suksesit dhe financave”, ia ktheu drejtori i klubit. /Telegrafi/