LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Kam ardhur nga planeti im – Planeti Zlatan

Ibrahimovic: Kam ardhur nga planeti im – Planeti Zlatan
Zlatan Ibrahimovic (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic e ka cilësuar veten si “Superman”, teksa pretendon se vjen nga planeti i tij – Planeti Zlatan.

Sulmuesi suedez ka pasur karrierë të jashtëzakonshme që nga koha e tij në Malmo, e pastaj te Ajaxi, Juventusi, Interi, Barcelona, Milani, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi.


Ai gjithmonë ka bërë gjëra të mëdha në rrugën e tij dhe nuk do të ndryshojë as në moshën 37 vjeçe, pasi tanimë e cilëson veten si ‘superman’ të ardhur nga Planeti Zlatan.

Milani takim katër orësh me Raiolan për Ibrahimovicin
Lexo po ashtu Milani takim katër orësh me Raiolan për Ibrahimovicin

“Unë kam ardhur nga planeti im, me diçka që askush nuk e ka parë”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për BBC Sport.

Ibrahimovic njihet për deklaratat e tij pompoze

“Jam një djalë nga kjo zonë që mendojnë se është geto. Ata më panë ndryshe, nuk më bënin të ndjehem i mirëpritur, nuk më bënin të ndihem sikur të gjithë të tjerët, por kam ardhur me diçka tjetër dhe tani ata e ndjekin atë”.

“Kam ardhur nga planeti im – Planeti Zlatan”, përfundoi sulmuesi suedez.

Tjetër mrekulli nga Zlatan, suedezi shënon golin e 500-të në karrierë
Lexo po ashtu Tjetër mrekulli nga Zlatan, suedezi shënon golin e 500-të në karrierë

Ndryshe, Ibrahimovic ka pasur karrierë të madhe në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, ndërkohë që fitoi trofe edhe në Angli.

Ai ka shënuar mbi 440 gola për klube përgjatë karrierës së tij, ndërsa ka shënuar gjithashtu edhe 62 herë në 116 paraqitje për Suedinë. /Telegrafi/