LAJMI I FUNDIT:

Milani takim katër orësh me Raiolan për Ibrahimovicin

Milani takim katër orësh me Raiolan për Ibrahimovicin

Milani njoftohet se ka zhvilluar sot (e hënë) një takim katër-orësh me Mino Raiolan, ku kanë diskutuar një kthim potencial të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i LA Galaxy u largua nga Rossonerët për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain në vitin 2012.


Por, suedezi e ka bërë të qartë shumë herë që kur ai kurrë nuk donte të largohej nga San Siro.

Mino Raiola në mision, Ibra te Milani e Pogba te Juve
Lexo po ashtu Mino Raiola në mision, Ibra te Milani e Pogba te Juve

Ai ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim në afatin kalimtar të janarit, edhe pse ka qenë i bindur se ai nuk dëshiron të jetë rezervë.

Sipas MilanNews, sot ka pasur një takim katër orësh mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të Ibras, Mino Raiola, për të diskutuar mundësinë e kthimit të tij.

Megjithatë, kjo thuhet se nuk ishte tema e vetme për diskutim mes agjentit të njohur dhe drejtuesve Rossoner.

Raiola: Ibrahimovic i hapur për t'iu bashkuar Milanit, Pogba e ka në zemër Juventusin
Lexo po ashtu Raiola: Ibrahimovic i hapur për t'iu bashkuar Milanit, Pogba e ka në zemër Juventusin

Një nga klientët e tij të tjerë, Giacomo Bonaventura, ishte pjesë e diskutimit për një rinovim të kontratës dhe u fol gjithashtu për nevojën e tij për operacion.

Për më tepër, Milani do të duhet të forcojë skuadrën e tyre në janar për shkak të një krize të madhe lëndimesh dhe kontaktet e Raiolës mund t’i ndihmonin ata ta bënin këtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori