LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic dhe Milani ende larg marrëveshjes së rinovimit

Ibrahimovic dhe Milani ende larg marrëveshjes së rinovimit

Sipas raporteve të shumta të mediave italiane, ekziston ende një hendek i konsiderueshëm midis kërkesës së pagës nga Zlatan Ibrahimovic dhe ofertës së Milanit, por ata janë të sigurt se do ta tejkalojnë atë.

“Telenovela e rinovimit të kontratës” së Ibrahimovicit me Rossonerët po vazhdon ende dhe palët nuk po arrijnë dot marrëveshje.


Mediumet Sportmediaset dhe La Gazzetta dello Sport pretendojnë se paga e propozuar nga Milani është me vlerë gjashtë milionë euro në vit, përfshirë bonuse të ndryshme, ndërsa sulmuesi 39-vjeçar po kërkon afër 7.5 milionë euro.

Nga Ronaldo te Messi dhe Rooney: Kush janë 25 lojtarët që janë përfshirë në më shumë gola ​​në histori të Ligës së Kampionëve?
Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Messi dhe Rooney: Kush janë 25 lojtarët që janë përfshirë në më shumë gola ​​në histori të Ligës së Kampionëve?

Gazetari i njohur i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pohon se ka ende një hendek të madh, por që të dyja palët mezi dëshirojnë të vazhdojnë së bashku pas mbërritjes së sulmuesit në janar.

Ata ende shpresojnë të zgjidhin detajet e mbetura dhe të arrijnë një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij.

Pavarësisht se u bashkua nga LA Galaxy vetëm në janar si lojtar i lirë, Ibrahimovic përfundoi si golashënuesi më i mirë i Milanit në Serie A me 10 gola në 18 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori