LAJMI I FUNDIT:

Ibrahim Tatlises 66-vjeçar dëshiron të bëhet sërish baba: Ende jam joshës, nuk kam vdekur

Ibrahim Tatlises 66-vjeçar dëshiron të bëhet sërish baba: Ende jam joshës, nuk kam vdekur

Ibrahim Tatlises pas shtatë vjetësh ka folur gjer e gjatë rreth jetës private dhe karrierës muzikore.

Këngëtari i famshëm turk në vitin 2011 kishte rënë pre e një grupi të armatosur, të cilët ndër të tjerash i kishin dhënë një plumb në kokë.


Fatmirësisht, 66-vjeçari nuk ndërroi jetë dhe pas ndërhyrjes së shpejt të mjekëve, ai është gjallë dhe shëndosh e mirë.

Madje, Ibo thotë se është aq mirë sa që do të dëshironte të bëhej sërish baba pasi që ndihet ende i ri.

“Ende jam joshës. Nuk jam plakur dhe dua të bëhem sërish baba”, ka thënë ndër të tjerash për gazetën Posta, duke kujtuar edhe se tashmë i ka propozuar sërish martesë ish-bashkëshortes, Aysegul Yildiz.

Ai më tutje ka treguar se shumë shpejt do të jetë para publikut pasi që edhe zëri ka filluar t’i kthehet dhe se do të realizojë disa projekte të reja.

Tatlises gjithashtu tregoi se shumë shpesh e pyesin fansat nëse po e ndien dorën e majtë, e cila iu ka paralizuar, ai nuk heziton t’iu përgjigjet duke thënë se Pse të mos e ndjej? Ndihem keq që më bëjnë këtë pyetje. Ky është një dënim që më dha Allahu, por edhe shkaktarët do të marrin dënimin që u takon”.

Ibrahim Tatlises, ish-bashkëshortja Aysegul Yildiz dhe vajza e tyre, Efe

Mediat javë më parë kishin raportuar se këngëtari është në krizë të thellë financiare, por ai i hedh poshtë këto pretendime.

“Unë nuk kam probleme financiare. Kam një tokë në Seyrantepe të Stambollit, ajo kushton 35-40 milionë dollarë. Kam hotele, shtëpia dhe shumëçka tjetër. Më rëndësi për mua janë nëna ime, vëllezërit fëmijët e mi, nipat dhe mbesat”, tha ndër të tjerash Ibo.

Drejt altarit për herë të gjashtë, Ibrahim Tatlises i propozon live martesë ish-bashkëshortes
Lexo po ashtu Drejt altarit për herë të gjashtë, Ibrahim Tatlises i propozon live martesë ish-bashkëshortes

Ndryshe, Ibo në 66 vjet jete është martuar gjashtë herë duke përfshirë kurorëzimet me aktoren Perihan Savaş, Adalet Durak, Melek Zubeyde, Derya Tuna, Asena dhe Aysegul Yildiz.

Kujtojmë se aktori është baba i shtatë fëmijëve, İdo Tatlıses, Dilan Çıtak, Ahmet Tatlı, Melek Zubeyde Tatlı, Gülşen Tatlı, Elif Ada Tatlı dhe Gulden Tatlı. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori