Ibra duhet të shkojë te Newcastle
PSG nuk e ka vazhduar kontratën e lojtarit edhe pas këtij sezoni dhe mbrojtësi beson se Newcastle është opsioni më i mirë për suedezin.
“Unë kam dashur ta shoh atë në Ligën Premier shumë më moti, por edhe tash dua ta shoh duke e bërë këtë. Unë nuk e di nëse Arsene Wenger do të rrezikonte me të”.
“Nuk jam i sigurt nëse Chelsea do ta merrte po ashtu, imagjinoni një përplasje mes tij dhe Costas! Unë nuk besoj se ata mund të luajnë bashkë”.
“Dyshoj shumë se Guardiola do të dëshironte ta merrte atë edhe te City, por nuk mendoj se United do ta merrte po ashtu sepse nuk është opsion afatgjatë”.
“Paga e Zlatan mbetet e madhe dhe kështu do të ishte fascinuese ta shohim atë te Neëcastle. Do të jenë shumë para përreth tij vitin tjetër në Ligën Premier”, u shpreh Keown. /Telegrafi/









































