LAJMI I FUNDIT:

Ia vjedhin këngën dhe nuk e pyesin për të drejtat autoriale, Blero kërcënon reperët gjermanë: Keni 24 orë kohë për të njohur autorësinë time

Ia vjedhin këngën dhe nuk e pyesin për të drejtat autoriale, Blero kërcënon reperët gjermanë: Keni 24 orë kohë për të njohur autorësinë time

Të gjithë pothuajse e mbajnë mend hitin e pavdekshëm të këngëtarit Blero, “Kthehu ti”.

Kënga e cila ishte një krijim i tij, duket se ka rënë në veshin e këngëtarëve të huaj.


Përkatësisht dy reperë gjermanë të quajtur Bato dhe Calo, kanë vjedhur tërësisht vijën melodike të këngës “Kthehu ti” në projektin e tyre të ri muzikor.

Reperët gjerman kanë publikuar një këngë në gjermanisht të quajtur “Zeit zu gehen”, harmoania e së cilës është identike me atë të këngës “Kthehu ti”

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë këngëtarit, se Clo(rona)1444 nuk kanë marrë fare leje nga ai për përdorimin e vijës melodike.

I kontaktuar nga Telegrafi, Blero e konfirmoi një gjë të tillë, duke thënë se ka kontaktuar me menaxhmentin e grupit gjerman dhe u ka dhënë atyre afat vetëm 24 orë kohë që të largojnë këngën nga rrjetet sociale.

“Po është e vërtetë për plagjiaturën nga grup gjerman. Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën. Të njëjtët as nuk kanë kërkuar të drejtat autoriale nga unë, apo blerjen e këngës. E kanë marrë pa pyetur dhe kjo gjë është e patolerushme”, ka thënë Blero për Telegrafin.

Blero njihet si një prej këngëtarëve shqiptare i cili ka një krijimtari të madhe artistike dhe është treguar gjithmonë korrekt sa i përket autorësisë së projekteve muzikore të tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori