LAJMI I FUNDIT:

Hysajn po e vëzhgon Jurgen Klopp

Hysajn po e vëzhgon Jurgen Klopp

Tifozeria e Napolit është ndër më te zjarrtat në Itali dhe Elseid Hysaj e ka shprehur disa herë publikisht faktin se përballë tifozëve të tillë, çdokush e ka të vështirë të largohet drejt një klubi tjetër. 

Por nëse ka një tifozeri e cila mund të thuhet pa frikë se është më e veçantë se e Napolit dhe që mund të bëjë Hysajn të ndërrojë mendje, është ajo e Liverpoolit, klub i cili mendohej se po ndjek me shumë interes futbollistin shqiptar.


Ashtu si shumë klube të tjera angleze, edhe Liverpuli po monitoron mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi, me objektivin për ta afruar në verë. Mediat italiane kanë zbuluar se Jurgen Klopp kërkon të përforcojë krahët e prapavijës dhe dy emrat që ka piketuar janë Matia De Sciglio i Milanit dhe pikërisht Elseid Hysaj.

Më shumë se aspekti ekonomik i marrëveshjes, për Hysajn sigurisht që do të kishte më shumë vlerë transferimi në një prej ekipeve legjendare të futbollit botëror, me një tifozeri unike e cila ka bërë për vetë disa nga figurat me të mëdha të këtij sporti.

Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet në verë dhe nëse Hysaj do të transferohet në stadiumin legjendar “Anfield Road” për të dëgjuar me rregullsi korin legjendar “You’ll never walk alone” që bën magjik këtë impiant. /panorama/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori