Hysaj, mes skuadrave italiane e gjermane

Por interesim nga Italia kanë shprehur edhe Lazio e Napoli, kurse në Gjermani, Schalke dhe Bayer Leverkusen.
“Empoli është i interesuar që t'i pranojë vetëm ofertat serioze dhe nga skuadrat e mëdha për Hysajn. Interesimi më i madh vjen nga Lazio, Napoli dhe disa skuadra në Gjermani. Ai do të zgjedhë njërën prej tyre, por nuk përjashtohet mundësia që ai të mbetet në Empoli në rast se nuk vjen ndonjë ofertë joshëse për skuadrën dhe për futbollistin. Ai ka dëshmuar se mund të luajë në ndonjë skuadër më të madhe se Empoli”, shkruan “tuttomercatoweb.com”.
Hysaj 21-vjeçar me Empolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2016. Vlera e tij në treg sillet rreth 4.5 milionë euro, transmeton Koha.net.
Hysaj ka qenë ndër mbrojtësit më stabilë të krahut në edicionin e kaluar të kampionatit italian, Serie A. Ai është reprezentues i rregullt i Shqipërisë.















































