LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Cikli i kombëtares nuk ka mbaruar, De Biasi qëndron (Video)

Hysaj: Cikli i kombëtares nuk ka mbaruar, De Biasi qëndron (Video)

Kombëtarja e Shqipërisë po vazhdon me përgatitjet për takimin me Izraelin pas disfatës në miqësoren me Luksemburgun.

Në prag të ndeshjes me izraelitët një nga lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare ka folur rreth takimit kualifikues të botërorit Rusia 2018.


Elseid Hysaj ka folur në lidhje me momentin jo të mirë që po kalon përfaqësuesja kuqezi si dhe për trajnerin Gianni De Biasi, transmeton oranews.

“Besoj se nuk është vetëm ndeshja e Luksemburgut ajo që do na bëjë të biem poshtë. Ne kemi humbur dhe ndeshje të tjera më parë dhe nuk kemi folur kështu. Por kjo ndeshje na ka vrarë paksa më shumë dhe besoj që tani thjesht duhet të bëhemi një grup, siç jemi, të rrimë bashkë dhe të tregojmë vlerat tona me Izraelin”.

“Ne të gjithë lojtarët kemi akoma shumë për të dhënë, kemi për të treguar shumë, kemi dhe shumë lojtarë të rinj. Besoj se cikli nuk ka mbaruar, por tani do të filloj. Ne nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë dhe besoj që trajneri po të largohej do të vinte të na tregonte të gjithëve në grup. Nuk na ka thënë gjë dhe besoj se s’do largohet, do vazhdoj të jetë me ne.”