Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian
351:"LONDON, ENGLAND - JUNE 01: Mats Hummels of Borussia Dortmund applauds the fans, whilst wearing his runners up medal, after Real Madrid defeat Borussia Dortmund during the UEFA Champions League 2023/24 Final match between Borussia Dortmund and Real Madrid CF at Wembley Stadium on June 01, 2024 in London, England. (Photo by Alex Pantling/Getty Images) 12:"Getty Images
Mats Hummels është larguar nga Borussia Dortmund, por ai ka vendosur të mbetet në futbollin evropian.
Qendërmbrojtësi gjerman ka refuzuar shumë oferta nga Superliga e Arabisë, por edhe kampionati amerikan MLS.
Dëshira e lojtarit është të mbetet në Evropë dhe të luaj në nivele të larta dhe ofertat nuk po mungojnë as nga Evropa.
Sky ka raportuar se Daniele De Rossi i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të Romës për të vazhduar bisedimet me agjentët e lojtarit.
De Rossi e dëshiron një mbrojtës me përvojë dhe Hummels pritet të jetë një nga goditjet e mëdha të Romës, ku do t'i përmirësonte jashtëzakonisht shumë Giallorosët në defensivë. /Telegrafi/