LAJMI I FUNDIT:

Humbi rast të pabesueshëm për ta dërguar Arsenalin tutje, Aubameyang nuk mund t’i ndalte lotët në fushë

Humbi rast të pabesueshëm për ta dërguar Arsenalin tutje, Aubameyang nuk mund t’i ndalte lotët në fushë

Pierre Emerick Aubameyang ka qenë fytyra tragjike natën e mbrëmshme në Emirates Stadium.

Nga një hero në zero, kështu kanë qenë shumë tituj të gazetave në Angli duke iu referuar sulmuesit gabonez.


Kapiteni i Arsenalit shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 13-të, për ta barazuar rezultatin në 1-1 me të cilin rezultat Arsenali kualifikohej tutje.

Pierre-Emerick Aubameyang. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Por gjashtë minuta më vonë mysafirët shënuan me El Arabin, gol të cilin ka mundur ta zhvlerësoj Aubameyang, sikur të ishte më i saktë.

Sulmuesit afrikan i erdhi një top papritur në zonë dhe kur ishte i vetëm përballë portierit mysafir Jose Sa dështoi ta dërgonte në rrjetë atë.

Askush nuk mund të besonte se Auba ka humbur një rast të tillë, madje as vet sulmuesi që nuk mund t’i ndalte lotët edhe sa vazhdoi ndeshja.

Edhe pas përfundimit të ndeshjes Aubameyang qante vazhdimisht, teksa u ngushëllua nga bashkëlojtarët e tij dhe trajneri Arteta.

Pierre-Emerick Aubameyang. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Gjithsesi huqja e tij po konsiderohet si njëra nga më spektakolaret këtë edicion në Ligën e Evropës, madje i kushtoi Arsenalit me eliminim edhe pse londinezët ishin ndër skuadrat favorite për ta fituar këtë trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori