LAJMI I FUNDIT:

Humbi familjen e xhaxhait në tërmetin e 26 nëntorit, Evi Reçi: E kujtoj si një ëndërr të keqe

Humbi familjen e xhaxhait në tërmetin e 26 nëntorit, Evi Reçi: E kujtoj si një ëndërr të keqe

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 që ndodhi në Shqipëri ka lënë plagë të mëdha për shumë njerëz e familjarë që humbën më të dashurit e tyre.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Evi Reçi humbi familjen e xhaxhait të saj, teksa edhe së fundi ka folur për ngjarjen e dhimbshme teksa nuk mund t’i mbante lotët gjatë rrëfimit.

E ftuar në emisionin “Expuls” në RTV Ora këngëtarja e prekur ka treguar për ndarjen nga jeta të familjes së xhaxhait të saj.

Foto: RTV Ora/YouTube

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes që humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për të më takuar. Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e pare”, ka nis rrëfimin këngëtarja.

Foto: RTV Ora/YouTube

“Ka qenë një ikje e padrejtë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe, që nuk arrijë akoma si ndodhi, pse ndodhi…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova që mund të ikin shumë të rinj njerëzit, nuk ikin me radhë. Nga kjo kuptova se nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta”, u shpreh Evi mes lotësh.

Kujtojmë që nga tërmeti në Shqipëri humbën jetën 51 persona dhe mijëra të tjerë u lënduan, ndërsa u shkaktuan edhe shumë dëme të tjera material. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori