LAJMI I FUNDIT:

Humbi bashkëshortin dhe djalin në një aksident në Kanada, gruaja e shqiptarit bie në gjendje kome

Humbi bashkëshortin dhe djalin në një aksident në Kanada, gruaja e shqiptarit bie në gjendje kome

Tragjedia për familjen Metko me banim në Kanada, po bëhet edhe më e madhe, pasi Maralba Metko, pasi humbi në aksident burrin dhe djalin, tashmë ka rënë në gjendje kome.

Ilir Kuqi, kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Calgary, thotë se Maralba Metko, të cilës i vdiqën në aksident burri dhe djali, është në gjendje kritike për jetën dhe mbetet në gjendje kome ndërsa vajza e saj nëntë vjeçare Brianna po shkon drejt një përmirësimi, së paku fizikisht.


Komuniteti shqiptaro-kanadez i Calgary po i vjen në ndihmë anëtarëve të mbijetuar të familjes Metko, dy prej të cilëve mbeten të vdekur në një aksident në autostradën e Ontarios të dielën e kaluar.

Ngjarje e rëndë në Kanada, humbin jetën shqiptarët babë e bir në një aksident trafiku
Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Kanada, humbin jetën shqiptarët babë e bir në një aksident trafiku

Fatos Metko, 45 vjeç, dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç, vdiqën kur automjeti i tyre në lëvizje goditi një kafshë, pastaj u përplas me një automjet tjetër që po vinte përballë.

Nga ky aksident gruaja e shqiptarit, Maralba (tashmë në gjendje kome) dhe vajza e tij Brianna pësuan lëndime të rënda.

Në momentin e aksidentit familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios, për të parë mundësinë e zhvendosjes atje./Telegrafi/