eksperti ad

Një gjest i jashtëzakonshëm Fair Play ka ndodhur në Itali, teksa një djalosh 13 vjeçar ka marrë trofe nga FIGC.

Djaloshi i quajtur Diego, ka humbur një 11-metërsh në ndeshjen mes skuadrës së tij, Ancona kundër Catestes.


Pasi vetë lojtari fitoi një penallti, e cila sipas tij nuk ishte, vendosi që t’a humbasë atë duke goditur qëllimisht jashtë.

Djaloshi që humbi penalltinë Djaloshi që humbi penalltinë

Për këtë shkak të gjithë tifozët e pranishëm e duartrokitën dhe kundërshtarët i shtrënguan dorën. Ndërkohë vetë Diego Malatesta pas ndeshjes u shpreh:

“E dija se ajo penallti nuk ishte dhe se gjyqtari nuk më dëgjoi kur i’a argumentova, por ai nuk ndërroi mendje. Për këtë gjë, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit më ka ftuar të shoh ndeshjen Itali – Gjermani, ku unë do të futem në fushë me lojtarët duke mbajtur flamurin e “Fair Play”.”

telegrafi sport app