LAJMI I FUNDIT:

Humanisti Halil Kastrati i ofron zgjidhje për strehim gjakovarit Mit’hat Parashumti, i cili jeton në Graçanicë

Humanisti Halil Kastrati i ofron zgjidhje për strehim gjakovarit Mit’hat Parashumti, i cili jeton në Graçanicë

55 vjeçari, Mit’hat Parashumti, i paralizuar e që jeton nën përkujdesjen e një 73 vjeçari, Velimir Milovanoviq që i përket komunitetit serb në Graçanicë, ka zgjuar kureshtjen e shumë njerëzve bamirës si dhe të humanistit “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Në emisionin ‘Radar’ me Edita Doli në RTV Dukagjini, humanisti Kastrati telefonoi si dhe u tregua i gatshëm që t’i siguroj një strehim të përhershëm Parashumtit.


Kastrati tha se Parashumti do të jetoj për gjithë jetën e tij në një banesë me qera, të cilën do ta paguaj Kastrati, ose mund të shkoj në strehimoren e tyre në Prizren ku do të ketë përkujdesje 24 orëshe për të, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu Kastrati ka thënë se për Parashumtit do t’i sigurohen trajtime mjekësore si dhe do ta dërgojnë në një banjë për shërim.

“Jemi të gatshëm që Mit’hatit t’ia gjejmë një vendbanim dhe t’ia paguajmë qeran deri sa të jetë ai gjallë. Do ta dërgojmë në banjë, se ai ka nevojë. Dhe kontrollet e mjekëve, të gjitha shpenzimet do t’i marrim ne. Mit’hati është mirë ta gjej një banesë në Prishtinë, dhe do ta ketë spitalin më afër. Ne do të telefonojmë në një banjë dhe ta marrim përsipër gjithë këtë. Nëse do Mit’hati mund të vij tek ne, në Prizren ka përkujdesje 24 orë, por ai do të vendos si do t’ia bëj. Ne do ta ndihmojmë dhe do ta vizitojmë live. Çka do që ai merr vendim ne do ta realizojmë”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa, 55 vjeçari nën emocionin e lotëve për këtë gatishmëri të humanistit Kastrati tha se ndjehet shumë i lumtur.

“Zoti e shpërbleftë atë dhe të gjithë juve”, tha shkurt Parashumti.

Ndërkaq, ky rast është paraqitur në emisionin ‘Radar’ me Edita Doli në RTV Dukagjini, i cili emision merr vazhdimisht mesazhe dhe telefonata për të ndihmuar familje dhe individë të ndryshëm të cilët përballen me kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori