LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim: Të rinjtë e Maqedonisë po e braktisin duhanin dhe alkoolin

Hulumtim: Të rinjtë e Maqedonisë po e braktisin duhanin dhe alkoolin

Gjithsej 24,2% e të rinjve kanë pirë duhan dhe 38% kanë përdorur aloolin në 30 ditët e fundit, tregojnë rezultatet e nga raporti për përdorimin e cigareve, aloolit dhe drogave tek rinia shkollore në vitin 2015 e Institutit për Shëndet Publik në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hulumtuesja kryesore për përfaqësimin e substancave subtropike dhe përdorimin e tyre nga nxënësit (EPSAD) në Maqedoni, Silvana Onçeva, tha se dukshëm ulet numri i të rinjëve të cilët kanë përdorur cigare prej 56,5% në vitin 1999 në 38% në vitin 2015, që është nën mesataren evropiane prej 46%.


Sipas Onçevës, edhe një numër i madhe i të rinjve janë deklaruar se merren me sport, dy të tretat e të rinjve janë çdo ditë në internet, ndërsa shqetëson edhe ajo se 13,6 e nxënësve kanë deklaruar se kanë luajtur bixhoz gjatë vitit të kaluar, ku më shpesh apo 16,2% bëhet fjalë për bast në bastore, 10,8% lojë me letra, lotari, bingo dhe 4,7% loja në aparate.

Në këtë hulumtim thuhet se nga 35 shtete që kanë marrë pjesë, Maqedonia për nga numri i të rinjve të cilët kanë pirë cigare në 30 ditët e fundit është në vendin e 14-të, ndërsa për nga numri i të rinjve të cilët kanë përdorur alkoolin në 30 ditët e fundit është në vendin e 9.

Hulumtimi i ESPAD është zbatuar në 82 shkolla të mesme me çrast janë anketuar 4,739 nxënës, ku 2,430 prej tyre kanë qenë në moshën 15 dhe 16 vjeçare./Telegrafi/