LAJMI I FUNDIT:

Hull City konfirmon lëndimin e rëndë të Mason, detajet

Hull City konfirmon lëndimin e rëndë të Mason, detajet

Mesfushori i Hull Cityt, Ryan Mason, u lëndua rëndë në kokë në ndeshjen ndaj Chelseat.

Pas shumë raportimesh se gjendja e lojtarit ishte kritike dhe si po luftonte për jetë, klubi anglez ka dal me komunikatë zyrtare.


“Klubi mund të konfirmojë se Ryan Mason ka pësuar një frakturë në kafkë në ndeshjen ndaj Chelsea këtë pasdite. Ai u dërgua në Spitalin e St Mary, ku është bërë operacion. Ryan është në gjendje të qëndrueshme dhe pritet të qëndrojë në spital për disa ditë”, shkruan klubi anglez.

Po ashtu Hull City ka premtuar se nesër do të lëshojnë një tjetër deklaratë ku do të përditësojnë tifozët për gjendjen e lojtarit. /Telegrafi/