LAJMI I FUNDIT:

Hulk rikthehet në vendlindje pas 16 vitesh karrierë mes Evropës dhe Azisë

Hulk rikthehet në vendlindje pas 16 vitesh karrierë mes Evropës dhe Azisë

U largua nga Brazili në moshën 18 vjeçare kur ishte pjesë e skuadrës EC Vitoria për tu transferuar në futbollin japonez te Kawasaki Frontale.

Sulmuesi brazilian Hulk qëndroi tri vite në futbollin japonez për të vazhduar karrierën në Evropë me skuadra si Porto e Zenit Petersburg, duke qëndruar tetë vite të tjera në kontinentin e vjetër.


Pas shkëlqimit në Evropë, braziliani nënshkroi me klubin kinez Shanghai SIPG ku ishte pjesë e tyre për katër vite e gjysmë.

Pas 16 viteve në total mes Azisë dhe Evropës, Hulk ka marrë vendim që të rikthehet përsëri në vendlindjen e tij Brazil.

34-vjeçari zyrtarisht ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën braziliane Atletico Miniero.

Përkundër ofertave të shumta që kishte, Hulk vendosi të luaj për Atletico Minieron ku ka nënshkruar një kontratë deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Besiktas, Istanbul Basaksehir dhe Porto ishin skuadrat evropiane që e donin atë, ndërsa Hulk kishte oferta edhe nga MLS dhe Al-Hilal në Arabi, por që vendosi për Atletico Minieron.

Transferimi i brazilianit ka bërë bujë të madhe në Brazil, pasi edhe skuadra tjera ishin të interesuara për të.

Gjithsesi prezantimi i tij nga Atletico Miniero ka qenë unik dhe është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori