LAJMI I FUNDIT:

Hugo Vallejo, shënjestra e re e Real Madridit

Hugo Vallejo, shënjestra e re e Real Madridit

Raportohet se Real Madridi po tenton ta transferojë Hugo Vallejon nga Malaga.

Los Blancos ka disa javë që po e ndjekin lojën e lojtarit nga afër dhe duan që në këtë afat ta transferojnë anësorin në Santiago Bernabeu.


Diario AS raporton se madrilenët duan që t’i marrin shërbimet e rivalit të tyre nga La Liga, por janë në dijeni se do të jetë e vështirë.

Image result for hugo vallejo to real madrid

Vallejo mund të kalojë te Real Madridi në ditët e ardhshme, pasi kontrata e tij me Malagan skadon në fund të këtij sezoni.

Lojtari kishte refuzuar që ta vazhdonte kontratën me skuadrën spanjollë, ndërsa tani lidhet me një kalim te skuadra e Zinedine Zidanes.

Real Madridi është i gatshëm që ta transferojë lojtarin, por që ai do të luante te Castilla deri në sezonin e ri. /Telegrafi/